Ilire Zajmi del e para në garën për zv/drejtor të RTK-së, lënda kthehet në rivlerësim

Aktuale

Ilire Zajmi del e para në garën për zv/drejtor të RTK-së, lënda kthehet në rivlerësim

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:58
Ilire Zajmi dhe Adi Krasta

Gazetarja Ilire Zajmi ka grumbulluar më së shumti në garën për zëvendësdrejtorin e ri të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

I dyti në konkursin për pozitën numër dy në Transmetuesin Publik është renditur gazetari shqiptar, Adi Krasta.

Komisioni për Përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit të RTK-së e ka vlerësuar Zajmin me 82.60 pikë, ndërkaq prapa saj është renditur Krasta me 81.40 pikë.

I treti në këtë vlerësim ka dal Rilind Gërvalla, ndërkaq i katërti Naser Thaqi.

Megjithatë, Komisioni i Ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim, ka mësuar media përmes burimeve brenda RTK-së. Kësisoj, kandidatët janë duke u intervistuar sërish.

Më 28 nëntor të vitit të kaluar, Krasta njoftoi publikisht se ishte pajisur me pasaportë të Kosovës. Disa javë më vonë, u hap konkursi për zëvendësdrejtorin e ri të RTK-së, në të cilin konkurroi edhe ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat