Adi Krasta dështon të zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së

Aktuale

Adi Krasta dështon të zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:00
Adi Krasta

Adi Krasta, gazetar nga Shqipëria po e synon pozitën e zëvendësdrejtorit të Radio Televizionit të Kosovës.

Por që ai deri tani ka dështuar ta marrë këtë pozitë, pasi ka dalë i dyti nga vlerësimi i komisionit vlerësues për këtë konkurs.

E para ka dalë gazetarja Ilire Zajmi me 82.60 pikë duke lënë mbrapa Adi Krastën me 81.40 pikë, në bazë të poentimit të komisionit vlerësues të cilin e ka siguruar media.

Për pozitën e zv/drejtorit të RTK-së kanë aplikuar katër kandidat, Rilind Gërvalla i cili ka marrë 80.40 pikë, Naser Thaçi me 76.40 pikë, Adi Krasta dhe Ilire Zajmi e cila ka marrë pikët maksimale për tu zgjedhur zëvendësdrejtoreshë e RTK-së.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Hoxha ka thënë se para disa javëve në ndejë së bashku me kolegët e tij, e kishte dëgjuar këtë informacion, por i njëjti është shprehur se nuk i kishe marrë seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat