Baraliu: Kushtetuesja vlerëson për pezullim ose jo të Ligjit të Pagave

Aktuale

Baraliu: Kushtetuesja vlerëson për pezullim ose jo të Ligjit të Pagave

Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:32
Mazllum Baraliu

Kurse, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu deklaron se nëse Ligji i Pagave dërgohet në Kushtetuese kjo e fundit e vlerëson arsyeshmërinë e kërkesës e tak pas kësaj vendos.

“Në këtë rast nëse Avokati e dërgon Gjykata Kushtetuese është ajo që e vlerëson arsyeshmërinë e kërkesës dhe deklaron pas një afati të caktuar që ajo ia jep vetes deklaron a është kërkesa e pranueshme apo jo dhe e njofton palën parashtruese, në këtë rast Avokatin e Popullit që kërkesa është e pranueshme dhe mandej e cakton një masë të përkohshme eventualisht e cila mund të jetë që të pezullohet, pezullohet zbatimi i atij ligji për një kohë të caktuar meqë është dekretuar dhe në ndërkohë vendos lidhur me të”, ka thënë Baraliu.

Ligji i Pagave në sektorin publik u miratua në Kuvend më 22 dhjetor të vitit 2022.

I njëjti të mërkurën e 4 janarit të 2023-ës mori dekretimin edhe nga anë e Presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa, më 5 janar është publikuar edhe në gazetën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat