Adnan Merovci nuk ishte rastësisht truproje e Rugovës

Aktuale

Adnan Merovci nuk ishte rastësisht truproje e Rugovës

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:02
Adnan Merovci

Adnan Merovci është një prej njerëzve që ka qëndruar më së afërmi ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas vdekjes së presidentit, Merovci flet me kompetencë të plotë për figurën e tij, duke shpalosur shumë detaje nga jeta e tij private dhe angazhimi politik e diplomatik.

Madje, Merovci ka të botuar edhe një libër, të titulluar “Në hap me Rugovën”.

Merovci njihet si truprojë e ish-presidentit Rugova, megjithatë, me kalimin e viteve afër tij, roli i tij kishte marrë rëndësi më të madhe.

Ai ishte edhe njohës dhe praktikues i arteve marciale, që e justifikon angazhimin e tij në aspektin e sigurisë për ish-presidentin.

Ai, sonte, e ka publikuar edhe një fotografi të realizuar në vitin 1982 në Dubrovnik, duke praktikuar artet marciale.

“Foto për trip!”, ka shkruar Merovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat