​LDK dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Aktuale

​LDK dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:44
​LDK

Përmes një deklarate publike, Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Mes tjerash LDK, fton institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t'u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje.

Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat