Fatmir Sheholli tregon çfarë vendimi ka marrë KFOR-i për kthimin e trupave serbe në Kosovë, siç kërkoi Serbia

Aktuale

Fatmir Sheholli tregon çfarë vendimi ka marrë KFOR-i për kthimin e trupave serbe në Kosovë, siç kërkoi Serbia

Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:24
Fatmir Sheholli

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për përgjigjen e KFOR-it ndaj Serbisë, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Sipas tij, përgjigja e KFOR-it është që trupat serbe nuk mund të kthehen në Kosovë.

“Në bazë të informacionit nga zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Beograd, sonte kemi kuptuar se KFOR-i i ka dërguar përgjigje presidentit të Serbisë Vuçiq lidhur me kërkesën e tij për kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.

KFOR-i ia ka dhanë mundësinë Vuçiqit që ai vetë t’ia bëjë publike popullit serb në Serbi. Përgjigja e KFOR-it është që personeli serb nuk mund të kthehet në Kosovë”, ka thënë Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat