“Çfarë zori të shtyu bre akademik?”, ish-deputeti i LDK-së i reagon Azem Sylës për kritikat ndaj Krajës: Kaja bilbil n...!

Aktuale

“Çfarë zori të shtyu bre akademik?”, ish-deputeti i LDK-së i reagon Azem Sylës për kritikat ndaj Krajës: Kaja bilbil n...!

Nga: A.Zh Më: 7 janar 2023 Në ora: 10:41
Azem Syla

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bardhyl Meta, ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla, i cili ka kritikuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, dje ka potencuar se Kraja, përmes shkrimit kundër Hashim Thaçit ka hedhur baltë mbi vlerën kombëtare, duke shtuar se shqiptarët me luftë e kanë bërë mirë detyrën e atdheut

“Pse o akademik Mehmet Kraja arrite deri atje sa të shfrytëzosh emrin e institucionit më të lartë shkencor të Kosovës – Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – për të dhënë goditje kundër luftës dhe luftëtarëve? Çfarë zori të shtyu bre akademik?”, ka shkruar Syla.

E ndaj tij ka reaguar ish-deputeti Meta, i cili ka thënë se Syla ka mllef retard të Enveristëve e Marksist Leninistëve në Kosovë, që sipas tij, Ibrahim Rugovën e etiketonin si anti-kombëtar, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Metës në Facebook:

Azem Syla vs Mehmet Kraja?!!

…kaja bilbil nanën…, Azem Syla, Azem Syla - paska vërejtje - me’demek - përmbajtësore ndaj shkrimit të Mehmet Krajës!

- Kisha edhe unë mendim kritik për shkrimin e Krajës dhe e publikova!

Ama, Azem Syla, vërejtje përmbajtësore…?!

ËTF!

- Luva krejt Bab’ës!

P.S. Azem Syla s’ka problem me shkrimin aktual te Krajes, por ka një mllef retard, e një pezm t’mbledhur dekadash, mllef i gjithë Enveristëve e Marksist Leninistëve Kosovarë - që Rugovën dhe gjithë Intelektualët që ngjizën Lidhjen Demokratike të Kosovës - një antidot t’Enverizmit - e etiketonin si antikombëtare…!

Puffa bre… po fort i njoh e m’njohin bre… sy’m’sy njihem…

Me secilin prej tyre…

- Në festën e 28 Nandorit në vitin 1990 - mi nxorën alltiat Shefat e LPRK - pse nxora Flamurin shqiptar pa ’Yll sovjetik! N’Zvicer!

1000 dëshmitarë janë …!

Flasim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat