Përgjigjja e KFOR-it për kërkesën e Serbisë, reagon Tahiri: Nuk i ka pëlqyer, përndryshe do të ngutej ta bëjë publike

Aktuale

Përgjigjja e KFOR-it për kërkesën e Serbisë, reagon Tahiri: Nuk i ka pëlqyer, përndryshe do të ngutej ta bëjë publike

Nga: N.E. Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:50
Ish- negociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri

Ish- negociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas kthimit të përgjigjes së NATO-s për Serbinë dhe vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë.

Sipas Tahirit, Serbisë, nuk i ka pëlqyer përgjigjja, sepse do të ngutej ta bënte publike.

“Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjja e KFOR-it!përndryshe do të ngutej ta bëj publike”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, KFOR ka konfirmuar sot se i janë përgjigjur Serbisë për kërkesën e saj, por nuk kanë dhënë detaje.

“Mund të konfirmojmë se komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, thuhet në përgjigje.

“KFOR mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara”, vazhdon përgjigja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat