Milazim Krasniqi: Faza e dytë e imponimit të Asociacionit të serbëve në Kosovë, ka filluar dje

Aktuale

Milazim Krasniqi: Faza e dytë e imponimit të Asociacionit të serbëve në Kosovë, ka filluar dje

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:04
Milazim Krasniqi

Analisti, Milazim Krasniqi ka thënë se faza e dytë e imponimit të Asociacionit së serbëve në Kosovë, ka filluar dje.

Ai përms një postimi në Facebook ka thënë se kjo fazë po i përfshinë edhe komunat rurale në Kosovë, ndonëse sipas tij sulmi i ndodhur dje në Shtërpcë dhe ky i sotshëm që raportohet në Kllokot janë pjesë e këtij skenari.

“Në veri serbët tashmë kanë kryer punë: kanë kthyer në pikën zero institucionet e Kosovës dhe e kanë fituar të drejtën e banditizmit të pandëshkuar. Tash po e shpalosin projektin e autonomisë politike edhe në brendi të Kosovës.

Bile edhe nëse janë të rastësishme këto incidente, ato do të përdoren brenda projektit për imponimin e autonomisë së serbëve në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat