Vazhdon tortura e bashkatdhetarëve në pikëkalimet kufitare – tetë orë pritje në Merdar

Aktuale

Vazhdon tortura e bashkatdhetarëve në pikëkalimet kufitare – tetë orë pritje në Merdar

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Mërgimtarët që vizituan Kosovën për festat e fundvitit tashmë po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Por, me vete ata po marrin një shije të hidhur nga vendlindja.

Përgjatë së premtes dhe të shtunës ata janë përballur me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare, veçanërisht në Merdar.

Në këtë pikë kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, bashkatdhetarët po presin deri në tetë orë për të kaluar.

Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:08) dhe pritje deri në tri orë ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Mutivodë dhe Muçibabë.

Në Jarinjë pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera jo më shumë se pesë minuta.

E për të hyrë në Kosovë pritjet janë tre deri në pesë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat