Historia e Anton Gjinit, si u kthye nga Zvicra në Kosovë më 1992 që t’i mësojë vullnetarët përdorimin e armëve

Aktuale

Historia e Anton Gjinit, si u kthye nga Zvicra në Kosovë më 1992 që t’i mësojë vullnetarët përdorimin e armëve

Më: 7 janar 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Stërvitjet ushtarake e grupit të parë nga Kosova në Shqipëri, zgjatën rreth një muaj, nga  1 deri më 20 tetor të vitit 1991, ku morën pjesë 52 vullnetarë.

Në stërvitjen e 52 vullnetarëve, ishte edhe  pjesëtari i Grupit të Parë nga Gjakova, Anton Gjini, i cili ka qenë njëri ndër të ftuarit në emisionin ‘FAKTE me Adnan MEROVCI-n.

Gjini ka treguar se pas përfundimit të këtyre stërvitjeve dhe kthimit në Zvicër, Gjini më 1992 ishte kthyer nga Zvicra në Kosovë për një qëllim.

“Pas asaj stërvitje 30 ditore, është tentuar edhe me grupin e parë për të kaluar kufirin të armatosur, por për shkaqe sigurie neve na erdhi lajmi se nuk mundemi që të kalojmë kufirin me armatime dhe u kthyem në Zvicër.

Pas tre muajve, do të thotë në prill të ’92-së unë jam kthy në Kosovë, dhe jam kthy me një qëllim që atë përvojën që e kisha fitu për 30 ditë edhe si ushtarak edhe në ushtrinë Jugosllave që e kishim shërbimin të kryejmë edhe një përvojë të suksesshme prej këtyre oficerëve, mundem me i thirr edhe si heronj, të këtyre vullnetarëve që ishim, që me përkushtim të plotë na stërviten dhe na aftësuan…”, tha ai.

“Me ‘92 unë jam kthy për një qëllim, për me i stërvit grupet vullnetare në Kosovë, ata që e kanë pas vullnetin”, tha ai.

Gjini ndër të tjera tregon se edhe kush ishin personat e tjerë që e ndihmuan për stërvitjen e grupeve vullnetare në Kosovë. Ndërsa, kush ishte krimineli serb që i kishte penguar për gjetjen e vullnetarëve të rinj dhe pse ndodhi masakra e Mejës, mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat