Ku u sulmua autobusi me mërgimtarë nga Kosova? Këto janë detajet e fundit

Aktuale

Ku u sulmua autobusi me mërgimtarë nga Kosova? Këto janë detajet e fundit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autobusi i kompanisë “Fadili Tours” që po udhëtonte për në Gjermani u sulmua mbrëmë në Serbi. Lajmi mbrëmë u konfirmua nga kompania, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Media ka kontaktuar sot me kompaninë dhe ka mësuar se autobusi kishte pasur vetëm një orë vonesë. Të njëjtit kanë vazhduar rrugën e tyre dhe kanë mbërritur në Kroaci tashmë.

Derisa, siç pohojnë ata, sulmi ka ndodhur në afërsi të Beogradit.

“Është godit me guri në xham, rasti ka ndodhur në afërsi të Beogradit. Guri nuk ka arritur të depërtojë brenda. Por shoferët dhe pasagjerët janë të gjithë mirë. Një orë ka pasur vonesë derisa gjithçka është kontrolluar nga policia serbe” – thanë nga “Fadili Tours”.

Ndryshe, ky incident në Serbi vjen pas incidentit në fshatin Gotovushë afër Shtërpcës ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21 vjeçar.

Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, tek i cili është konfiskuar edhe arma e zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat