“E vras fëmijën tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari”, zënka mes pylltarit shqiptar dhe 5 punëtorëve serbë në Gjilan

Aktuale

“E vras fëmijën tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari”, zënka mes pylltarit shqiptar dhe 5 punëtorëve serbë në Gjilan

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Analisti i çështjeve politike Enver Bytyçi, ka treguar për një rast të vjeshtës së vitit 1989, ku kishte ndodhur një zënkë mes pylltarit shqiptar dhe 5 punëtorëve serbë, që ruanin pyjet në Gjilan.

Sipas asaj, që Bytyçit ia kishte rrëfyer zëvendës shefi i policisë për Kosovën i kësaj periudhe, puëntorët serbë ishin revoltuar që rrogat iu ishin vonuar.

Njëri nga punëtorët serb, i kishte thënë pylltarit shqiptar se “unë e vras fëmijën tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari! Prandaj dhe ju shqiptarët e keni të humbur çdo luftë me ne!”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Diku nga vjeshta e vitit 1989, pas heqjes së autonomisë së Kosovës, në Gjilan kishte ndodhur një zënkë midis shumarit shqiptar dhe katër-pesë punëtorëve të etnisë serbe që ruanin pyjet.

Rrogat ishin vonuar dhe punëtorët serbë ishin të revoltuar e fajësonin përgjegjësin, që ishte shqiptar. Një ditë ata u mblodhën para zyrave dhe filluan ta shajnë e ofendojnë shqiptarin si përgjegjës, megjithëse e dinin që faji ishte i qeverisë së Milosheviçit. Por donin sherr.

Me i zellshëm në ofeza qe një djalë te 30-at. Shumari (shqiptar) pasi hyn në zyrë e kërkon në takim djalin në fjalë.

Kur punëtori serb hyn në zyrë te dera thërret nga frika:

- N'besë tande shef! Shqiptari e fton te ulet dhe e pyet:

- Pse më the në besë tande, ju vetë nuk keni besë? Ndërkaq punëtori serb i thotë se "Jo ne nuk kemi besë, por ju po"! Dhe i kërkon që t'ia bante nji pyetje. Pasi merr miratimin, thotë:

- Nesër me luftue ne të dy bashkë, a ma vret ti fëmijën tim? Dhe shqiptari krejt i sigurt i përgjigjet:

- Çfarë faji ka fëmija yt pse ne të dy luftojmë? Ne nuk merremi me fëmijët! Lufta është e burrave! Ndërsa punëtori serb ia kthen:

- Kurse unë e vras fëminë tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari! Prandaj dhe ju shqiptarët e keni të humbur çdo luftë me ne!

Ky incident është protokolluar asokohe në stacionin policor. Mua ma ka treguar zv.shefi i policisë për Kosovën i kësaj periudhe, E. H.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat