Matoshi del me të vërtetën numër gjashtë: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?

Aktuale

Matoshi del me të vërtetën numër gjashtë: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:44
Opinionisti, Halil Matoshi

Opinionisti, Halil Matoshi ka publikuar të vërtetën numër gjashtë.

E vërteta numër gjashtë që mund të ndodhë këtë vit ka të bëjë me negociatat Kosovë-Serbi.

Sipas Matoshit, Serbia do të pranojë çdo gjë përveç njohjës së Kosovës në qendër, por në këmbim të ksaj, ai thotë Serbia do të detyrohet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Dekalogu: Çka (s)ka me ndodhë sivjet? Vërtet cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët. 6. Serbia do të pranojë në negociata çdo gjë që nuk e përfshinë njohjën e Kosovës de iure në qendër, por si këmbim detyrohet t’i vendosë sanksione Rusisë.”, ka shkruar Matoshi. 

Ndryshe që nga fillimi i vitit 2023, Matoshi ka filluar publikimin e dhjetë të vërtetave që siç shkruan ai “çka (s)ka me ndodhë sivjet?”.

Matoshi në profilin e tij në Facebook për çdo ditë publikon nga një të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat