Ish-ministri Reka: Disa ndërkombëtarë gabimisht mendojnë se paqja arrihet me Vuçiqin

Aktuale

Ish-ministri Reka: Disa ndërkombëtarë gabimisht mendojnë se paqja arrihet me Vuçiqin

Më: 9 janar 2023 Në ora: 13:19
Blerim Reka

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Blerim Reka, ka thënë se shpresa e disa ndërkombëtarëve që “paqja arrihet me Vuqiqin”, është gabim.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët nuk kanë mësuar nga historia ballkanike, kur para tri dekadash besonin se nuk arrihet paqja pa ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Reka i cili tash është Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York, ka thënë se i njëjti gabim po përsëritët edhe tash.

“KFOR-i, siç edhe pritej i ktheu përgjigjen negative provokimit të fundit luftë-nxitës të presidentit të Serbisë. Por, duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm. Para tri dekadash, gabimisht besonin se “nuk arrihet paqja pa Millosheviqin”; sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuçiqin’”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat