Bulliqi: Projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë, lajm i mirë për të gjithë

Aktuale

Bulliqi: Projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë, lajm i mirë për të gjithë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:06
Shpejtim Bulliqi

Ministria e Infrastrukturës e ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, me vlerë prej 38 milionë euro.

I pari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim për “Info Plus” në RTK, e ka vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Podujevës por edhe për qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Sipas tij, kjo rrugë nuk i shërben vetëm qytetarëve llapjan, por është arterie kryesore e qarkullimit edhe për mërgatën tonë.

“Na gëzon fakti që tashmë e kemi të shpallur tenderin publik për tërë segmentin rrugorë Prishtinë-Podujevë. Deri tash tej mase është neglizhuar ndërtimi i kësaj rruge. Faktikisht as 9 km deri në Lluzhan nuk janë të përmbyllura plotësisht.

Mbetet edhe 16 kilometërshi tjetër ta plotësoj këtë segment të rëndësishëm”, ka theksuar Bulliqi.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të përmbyllet ndërtimi i kësaj rruge, por ka shprehur shpresën se gjithçka do të shkojë shpejtë, pasi tashmë procesi i shpronësimit ka përfunduar.

“Nuk kam informata se kur planifikohet të përmbyllet projekti. Ajo që është e rëndësishme është që i gjithë projekti i rrugës është shpallur në tender publik në 5 lote dhe po ashtu ka përfunduar edhe procesi i shpronësimit, prandaj nuk pres që të kemi ngecje. Të shohim cilat kompani do të jenë kontraktore, sepse nëse kompanitë nuk po jenë të qëlluara po hasim në vështirësi. Mirëpo, e mira është se asnjë kompanie nuk i lejohet të marrë më shumë se një lot përsipër. Besoj se kjo do të ndikojë që procesi i punës të ecë më shpejtë”, ka shtuar ai.

Tutje i pari i komunës së Podujevës ka thënë se do të ishte e rëndësishme që ky projekt të përmbyllet sa më shpejtë, duke pasur parasysh ngarkesën që ka kjo rrugë.

“Kam përshtypjen se kjo rrugë është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi dhe si pasojë e kësaj ngarkese për ditë po kemi aksidente. Kjo rrugë është bërë rrugë e vdekjes për qytetarët tanë, prandaj besoj se ministria e Infrastrukturës me tërë potencialin dhe përkushtimin e saj do ta procesojë  këtë projekt”, ka nënvizuar Bulliqi.

Më herët gjatë ditës, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë ndarë 38 milionë për përmbylljen e këtij projekti dhe ka njoftuar për hapjen e tenderit.

                                                                      vvvvvvvvv            nnnnnnnnnnnnnnnnn, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat