Deklaroi se Kurti ka ofruar dorëheqje, nga Lëvizja Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Baton Haxhiut

Aktuale

Deklaroi se Kurti ka ofruar dorëheqje, nga Lëvizja Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Baton Haxhiut

Më: 10 janar 2023 Në ora: 00:13
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ofruar dy herë dorëheqje te ndërkombëtarët për të mos e themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Rexhajt, Albin Kurti “nuk ofron dorëheqje, por dorëhiqet”.

“Me Batonin Haxhiun nuk merrem, ai ka emigruar në Shqipëri sepse askush nuk ka kohë të merre me të”, ka thënë ai në DPT te Fidani të T7.

Po ashtu, Rexhaj tha se asnjë ministër nuk ka ofruar dorëheqje për shkak të Asociacionit, referuar deklaratës së Haxhiut.

Sipas tij, asociacion nuk do ta ketë pasi “VV-ja nuk e lejon”.

“Në pozitë apo opozitë nuk e lejojmë Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Rexhej teksa e pranoi se ka presion ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat