Afera e ambasadorit Berishaj, Gjoshi: Prokuroria të nis hetimet

Aktuale

Afera e ambasadorit Berishaj, Gjoshi: Prokuroria të nis hetimet

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:41
Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar shkrimet e mediave sllovene të cilat po raportojnë për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një afër korruptive.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Prokuroria e Kosovës duhet të alarmohet nga këto shkrime.

Sipas tij, organet e rendit duhet të nisim hetimet për këtë çështje.

“Shkrimet e medieve sllovene për Albin Kurtin dhe Martin Berishajn po faktojnë lidhjet e tyre të dyshimta me mafian energjetike në Ballkan. Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të alarmohet nga këto shkrime dhe urgjent të nisë hetimet për financimin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat