Haki Abazi: E përbashkëta e politikës dhe futbollit janë “servilët dhe brrylagjinjtë”

Aktuale

Haki Abazi: E përbashkëta e politikës dhe futbollit janë “servilët dhe brrylagjinjtë”

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:10
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduar thumbat për pushtetin. Ai sot e ka krahasuar politikën vendore me futbollin.

Sipas tij, Kosova, në politikë dhe në futboll, e ka të vështirë të kualifikohet ndërkombëtarisht, pasi garën e bëjnë “servilët dhe brrylagjintë”.

“Politika dhe futbolli kanë një të përbashkët në vendin tonë, vështirë kualifikohen për liga e lojëra ndërkombtare sepse stërvitjet dhe garën në vend, edhe në ekip edhe mes ekipeve e kemi në nivelin e servilëve dhe brrylagjinjëve jo në mes të atyre që meritojnë. Vetëm mediokriteti mbijetonë në çdo sistem”, ka shkruar Abazi.

Deputeti ka kritikuar disa herë qasjen e qeverisë, që drejtohet prej partisë së tij, në shumë cështje e sidomos në politikën e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat