Publikohet ora e takimit të kryeministrit Kurti me kshilltarin e DASH-it, Derek Chollet

Aktuale

Publikohet ora e takimit të kryeministrit Kurti me kshilltarin e DASH-it, Derek Chollet

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:34
Derek Chollet

Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas njoftimit të ZKM-së, takimi do të mbahet nga ora 14:30. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Ksoovës.

Ndryshe, Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik. Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat