“Kur s’punon, bën filma”, Mustafa i LDK’së reagon pas videos së VV’së

Aktuale

“Kur s’punon, bën filma”, Mustafa i LDK’së reagon pas videos së VV’së

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishin target opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku, të cilët subjekti i Kurtit i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.

Mustafa e ka publikuar një foto të llogos të platformës ku shfaqen filma “Netflix”, derisa ia ka ndryshuar emrin duke e quajtur “NETVVLIX”. 

Sipër kësaj fotografie, Mustafa ka shkruar “Kur s’punon, bën filma”.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer videove ku godet kundërshtarët politikë. Në videon e parë për këtë vit, target i VV’së janë opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushataku të cilët subjekti i Kurti i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat