Reagon Milazim Krasniqi për videon e VV-së, e mbron Memlin dhe Lumirin

Aktuale

Reagon Milazim Krasniqi për videon e VV-së, e mbron Memlin dhe Lumirin

Më: 10 janar 2023 Në ora: 21:41
Profesori Milazim Krasniqi

Nuk kanë të ndalur reagimet ndaj videos së publikuar nga Vetëvendosja.

Profesori Milazim Krasniqi, ka komentuar videon duke vënë në fokus përdorimin e fotografive të kreut të PDK-së Memli Krasniqit e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ku këta të fundit paraqiten si përfaqësues të korrupsionit e keqqeverisjes.

“Duhet me qenë shumë keqdashës për me i përdorë fotot e këtyre dy djemve në video, gjoja si përfaqësues të korrupsionit e keqqeverisjes,” ka shkruar profesor Krasniqi.

Duke i cilësuar Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun si liderë që kanë futur frymën e reformimit, profesori më tej ka shtuar se përdorimi i fotografive të tyre, tregon se sa frikacakë janë autorët e videos.

“Në fakt kjo tregon dy gjera, e para sa frikacakë janë autorët e asaj videoje që nuk guxojnë të adresojnë figurat e korruptuara dhe e dyta, kanë frikë nga këta dy liderë që kanë futur frymën e reformimit,” ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat