Rizvanolli: Rritje eventuale e çmimeve të energjisë pritet gjatë fundit të shkurtit dhe marsit

Aktuale

Rizvanolli: Rritje eventuale e çmimeve të energjisë pritet gjatë fundit të shkurtit dhe marsit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:23
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për Zgjatjen e Masave Emergjente në Furnizimin me Energji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji për shkak se çështja e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të rriten gjatë muajve në vijim.

Kurti: Çështja me energjinë mund të përkeqësohet

“Duke marr parasysh se gjendja aktuale në çështjen e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muajit dhe muajve në vijim ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizimin me energji”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten në fund të shkurtit dhe në mars.

Ajo theksoi se ndalohet edhe përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave.

Rizvanolli: Rritje eventuale të çmimeve pritet gjatë fundit të shkurtit dhe marsit

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë risqe të lidhura me rritjen eventuale të çmimeve që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Evropën, sipas ligjit për energji propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera parandalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEK, KOSTT, Ministria e Ekonomisë që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masat shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe sipas rekomandimeve të komunitetit teknik emergjent siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”, ka thënë Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat