Tahiri: Shkarkimi i Martin Berishajt rrezikon t’i tërheqë pas vetes edhe Kurtin e Osmanin

Aktuale

Tahiri: Shkarkimi i Martin Berishajt rrezikon t’i tërheqë pas vetes edhe Kurtin e Osmanin

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:39
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri- Martin Berishaj- Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se afera sipas tij në përmasa milionëshe e ambasadorit Martin Berishaj duhet të hetohet nga një Task Forcë me prokurorë dhe hetuesë më të mirët që ka sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se faktet e reja të publikuara në media për skandalin e Martin Berishajt duhet të hetohen në një formë të pavarur.

Tahiri shtoi se shkarkimi i Berishajt nuk është më alternativë dhe se kjo duhet të ndodh sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Faktet e reja të publikuara në mediat tona për përmasat milionëshe të aferës së Martin Berishajt dhe implikimet e financimit nga mafia energjetike të fushatave zgjedhore, që në Kosovë kanë prodhuar një kryeministër dhe një presidente, duhet të hetohen nga një trup special apo një Task Forcë me prokurorët e hetuesit më të mirë që i ka Kosova, e ngarkuar ekskluzivisht me këtë qëllim. Natyrisht, shkarkimi i Ambasadorit Berishaj nuk është më çështje opsionale, përveç nëse ai, siç edhe po duket, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe kryeministrin edhe presidenten

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat