Deputetja e LDK-së e përkrahë mjekun e dyshuar për ryshfet

Aktuale

Deputetja e LDK-së e përkrahë mjekun e dyshuar për ryshfet

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:38
Arsim Latifaj

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi i ka dalë në përkrahje mjekut Arsim Latifaj, i cili po dyshohet për ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë.

Dumoshi ka shkruar, “Une besoj ne ty Arsim Latifaj”.

Derisa, kujtojme se janë suspenduar nga puna tre kirurgët e arrestuar nga Policia e Kosovës për marrje ryshfeti në Spitalin e Vushtrrisë. Dy kirurgëve Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu tashmë u janë vënë prangat si të dyshuar për korrupsion ndërsa shef i kirurgjisë Isuf Zekaj nuk është gjetur në vendin e punës, ndodhej në pushim vjetor.

Dy kirurgëve Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu tashmë u janë vënë prangat si të dyshuar për korrupsion ndërsa shef i kirurgjisë Isuf Zekaj nuk është gjetur në vendin e punës, ndodhej në pushim vjetor.

Dy kirurgëve, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiut Prokuroria Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat