Islami ‘godet’ Baton Haxhiun i cili akuzoi Kosovën për minoritetin serb: “Deklaratat e tilla fuqizojnë Vuçiqin në dialog”

Aktuale

Islami ‘godet’ Baton Haxhiun i cili akuzoi Kosovën për minoritetin serb: “Deklaratat e tilla fuqizojnë Vuçiqin në dialog”

Nga: N. Sh. Më: 11 janar 2023 Në ora: 17:10
Baton Haxhiu

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka publikuar një video të Baton Haxhiut i cili e akuzon shtetin e Kosovës për mos respektim të të drejtave të minoritetit serb.

Haxhiu në këtë video thotë se nuk kanë pasur të drejta serbët në Kosovë.

Haxhiu tutje thotë se nuk ka pasur tolerancë në Kosovë në lidhje me minoritetet e sidomos raportet me serbët.

Kurse Islami shkruan se, “nëse ende keni dyshime se kush është ky dhe shokët e tij, për kë punon ky, vlen ta degjojmë vidoen!

Sipas tij, këto deklarata e fuqizojnë Vuçiqin në tavolinën e dialogut.

Postimi i plotë:

Dëgjojeni me vëmendje Batonin, duke e akuzuar shtetin e Kosovës që ka shkelur të drejtat e minoritetit serb!

Nëse ende keni dyshime se kush është ky dhe shokët e tij, për kë punon ky, vlen ta degjojmë vidoen! Deklaratat e tilla, e fuqizojnë Vuçiqin ne tavolinën e bisedimeve, sespe Vuçiqi po i ka bashkëpunëtorët e fuqishëm në Kosovë!

Baton CO!

Pamjet mund t'i shihni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat