Reçica: SHBA dhe BE duhet t’i bëjnë trysni Beogradit që ta përmbyll dialogun

Aktuale

Reçica: SHBA dhe BE duhet t’i bëjnë trysni Beogradit që ta përmbyll dialogun

Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:35
Elmi Reçica

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica thotë se Beogradi duhet t’i përshpejtojë hapat për të përfunduar çështjet e hapura, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet që t’i bëjnë trysni Serbisë që jetë pjesë konstruktive në dialog.

Sipas tij, Kosova ka dëshmuar se është vend tipik evropian.

“Dhe do duhej t’i bëjnë trysni dhe të kërkojnë që Beogradit të jetë pjesë konstruktive e dialogut me Kosovën me qëllim përmbylljes së këtij dialogu me një epilog…Kosova është e dëshmuar që është vend jo proevropian, por tipike evropian dhe të gjitha proceset që janë zhvilluar në Kosovë janë zhvilluar konform asaj që është interes afatgjatë strategjik edhe i SHBA-së por edhe i Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Tutje, Reçica shtoi se deri tani presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka luajtur me dy karta, pasi siç thotë ai, “ka kërkuar dhe kërkon të jetë pjesë e BE-së, ndërsa heziton të jetë pjesë e NATO-s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat