Krasniqi: Vizita e Chollet tregon vendosmëri të ShBA-së për marrëveshje finale

Aktuale

Krasniqi: Vizita e Chollet tregon vendosmëri të ShBA-së për marrëveshje finale

Më: 11 janar 2023 Në ora: 22:15
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar vizitën e nënsekretari amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke thënë se kjo është një sinjal që ShBA po tregon vendosmëri për ta përmbyllur çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje.

”Vizita e tij [Derek Chollet] dhe përbërja e delegacionit, tregon një vendosmëri shumë të madhe të SHBA-së për ta filluar vitin, me një aksion, ose një ndërmarrje shumë të fuqishme, për t’i lëvizur palët drejt një marrëveshjeje. Këtu kemi një situatë, që krizat riciklohen vazhdimisht.” – tha Krasniqi.

Krasniqi vlerëson se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë tashmë të qartë, se ndërhyrja e Serbisë është evidente në Kosovë, bashkë me sponzorizimin rus.

Siç u shpreh ai sepse që nga viti 1999, edhe Rusia vë në pah

”Ne kemi në mënyrë ciklike, përsëritjen e incidenteve që ashiqare, provokohen dhe instrumentalizohen nga Serbia. Duket se faktori ndërkombëtar tashmë, ndoshta edhe me krizën e fundit, e ka edhe më të qartë, që ndërhyrja e Serbisë është evidente, dhe sponzorizimi i Serbisë është evident, ashtu që tashmë nuk ka hapësirë për të kalkuluar që serbët ‘jo se kanë pozitën e mirë’ ose gjëra të tilla.” – tha njohësi i zhvillimeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat