Ganimete Musliu: Mërgimtarët shpenzuan milarda euro, Kurti s’u ofron as dokumente

Aktuale

Ganimete Musliu: Mërgimtarët shpenzuan milarda euro, Kurti s’u ofron as dokumente

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:51
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se vitin e kaluar mërgimtarët kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë, duke shpënzuar plotë 1.4 miliardë euro.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktualisht Kosova nuk ua ofron atyre as shërbimin obligativ dhe minimal, pajisjen me dokumente personale. Dhe tallet me ta duke kërkuar nga vendet evropiane që t´i pranojnë dokumentet e tyre të skaduara.

“Por çfarë bëri qeveria e Republikës së Kosovës për ta, përveç shumë dështimeve si: Mbyllja e Ministrisë për Diasporën, Mbyllja e qendrave kulturore, Mashtrimi me polisat e sigurisë, Mos mbajtja e premtimit për uljen e biletave të Fluturimeve, Mbajtja peng e Ligjit për Diasporën dhe aktualizimi i tij vetëm në situata shantazhesh politike, Prodhimi i krizave politike në kohën kur ata më së shumti e frekuentojnë atdheun duke u shkaktuar shumë probleme gjatë udhëtimeve dhe duke ua rrezikuar edhe jetën”, ka shkruar Musliu.

Musliu tutje ka thënë se me propaganda, kryeministri Kurti nuk do t´ia del kurrë që t´i mbulojë gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe dështimet si në raport me mërgatën ashtu edhe me qytetarët.

“Prandaj, Albin mos na trego çfarë bëri mërgata jonë për këtë vend sepse ajo dihet, por tregona çfarë po bën qeveria që ti e udhëheq për Mërgatën”, ka thënë tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat