​Kancelari austriak ofron përkrahje për dialogun, mbështet thirrjen e Kosovës për shtim të trupave për siguri

Aktuale

​Kancelari austriak ofron përkrahje për dialogun, mbështet thirrjen e Kosovës për shtim të trupave për siguri

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:07
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se Austria do të shërbejë si urë lidhëse për dy palët që të arrihet kompromisi dhe të krijohet e ardhmja paqësore mes dy vendeve.

Kancelari austriak pas pritjes së kryeministrit Albin Kurti të enjten, në konferencë të përbashkët për media, tha se përkrahin thirrjen e Kosovës për shtim të trupave të KFOR-it për siguri. Ndërkohë, nënvizoi se do të ndihmojnë Kosovën për njohjen nga pesë vendet e BE-së mos njohëse.

Nehammer: Të gjendet kompromisi në dialog

“Të dyja shtetet duhet të gjejnë një lloj mënyre që të ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një të ardhme prosperuese dhe paqësore. Është me rëndësi që partnerët ndërkombëtar të lënë aq hapësirë që dy shtetet mund të vendosin se sa larg duan të shkojnë në negociatat e tyre. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme dhe Austria do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë që të ofrojë përkrahje ku për arsye të ndryshme nuk mund të gjendet kompromisi në atë moment. Është e rëndësishëm besoj dhe Austria është partnere e mirë në këtë drejtim për shkak të historisë austriake.

Kanë ndodhur shumë gabime në të kallurën tonë historike dhe kemi nxjerr gabimet tona nga ato. Me këtë përvojë historike ne ofrojmë si ndihmë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm paqja, siguria dhe prosperiteti mund të sigurohen kur bëhemi bashkë. Nuk varet vetëm nga negociatorët që marrëveshja të jetë e suksesshme, është me rëndësi që të ofrohet koha e mjaftueshme për të gjetur rrugën e përbashkët”, tha ai.

Ai tha se Austria është e gatshme të dërgoi trupa shtesë në Kosovës, nëse kërkohet nga KFOR-i, pas kërkesës së institucioneve kosovare.

Nehammer: Mbështesim kërkesën e Kosovës për rritje të trupave për siguri

“Kryeministri e ka adresuar këtë dhe Austria ofron numrin më të madh të trupave në KFOR si shtet nga jashtë NATO-s. Kemi më shumë se 300 ushtarë që kryejnë detyrat në Kosovë për paqe dhe siguri. Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritjen e trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë trupa mbështetës nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë”, shtoi kancelari austriak.

Krahas këtyre, ai shprehu mbështetjen karshi Kosovës edhe për perspektivën e saj euro-atlantike, ndërkohë tha se ekziston bashkëpunim i mirë bilateral mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat