FSK me fushatë informuese për konkursin për ushtarët e rinj

Aktuale

FSK me fushatë informuese për konkursin për ushtarët e rinj

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:35
Pamje nga fushata informuese e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot, pjesëtarët e saj, kanë organizuar fushatë informuese lidhur me konkursin për ushtarët e rinj.

“Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK” thuhet në njoftim.

Ministria thotë se, sipas informacioneve nga terreni, ka interesim të madh të të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale” përfundon njoftimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat