Seferi tregon se në takimin Chollet – Vuçiq u fol për Kosovën dhe marrëdhëniet Serbi – Rusi

Aktuale

Seferi tregon se në takimin Chollet – Vuçiq u fol për Kosovën dhe marrëdhëniet Serbi – Rusi

Më: 12 janar 2023 Në ora: 23:46
Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi ka folur për vizitën dhe porositë e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Beograd.

Ai ka theksuar se në takimin që Chollet pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është përmendur edhe Kosova.

“Ne takimin e tij ka folur për dy çështje, e para Kosova dhe e dyta marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, përkatësisht që Serbia të rreshtohet ndaj shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Pyetjet kryesore në konferencën e tij për shtyp kanë qenë rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Chollet ka thënë se ka ardhur këtu ta stimulojë dialogun, dhe se ShBA-ja është këtu që ta mbështet dialogun”, ka thënë Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat