“Ishte duke luajtur futboll” - Dalin detaje të reja për vdekjen e mjekut nga Gjilani

Aktuale

“Ishte duke luajtur futboll” - Dalin detaje të reja për vdekjen e mjekut nga Gjilani

Më: 13 janar 2023 Në ora: 10:48
Rasim Sefiu

Gjilani është tronditur nga vdekja e hershme e mjekut 34 vjeçar, Rasim Sefiu.

Burime të medias bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij.

Ai nuk arriti të mbijetojë sulmin e pësuar.

Dita e djeshme nuk ishte e lehtë emocionalisht për doktorin nga Gjilani, ngase kujtonte pikërisht dje 3 vjetorin e vdekjes së babait të tij, ish-doktorit Rexhep Sefiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat