Vuçiq: Njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB pjesë e planit, por s’pranojmë të flasim

Aktuale

Vuçiq: Njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB pjesë e planit, por s’pranojmë të flasim

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:29
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin që ka pasur me zyrtarin e DASH Derek Chollet dhe ka treguar detaje për kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës për planin franko-gjerman, meqë propozimi ka qenë edhe temë diskutimi në takimin me Chollet.

Vucic ka thënë se në atë përgjigje përmes një non-paper kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Vuçiq ka treguar se pjesë e planit frnako-gjerman është edhe njohja e Kosovës dhe ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, megjithatë ka thënë se Serbia s’pranon që të flasë për këto gjëra.

Këtë e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e tij për vijat e kuqe. Ndërkohë për pjesën tjetër të planit ka shtuar se nuk thotë që e pranon por që do të diskutohet rreth asaj se çfarë mund të marrë Serbia e çfarë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat