Buzhala: Nuk ka reduktime të energjisë, por nuk jam optimist për ditët në vazhdim

Aktuale

Buzhala: Nuk ka reduktime të energjisë, por nuk jam optimist për ditët në vazhdim

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:45
Viktor Buzhala

Moti i mirë ka ndikuar deri tash mos të ketë reduktime të energjisë elektrike. Nëse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, atëherë nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë. Kështu ka thënë zëdhënësi i KEDS-it  Viktor Buzhala.

“Situata është stabile. Do të thotë ne nuk kemi aplikua kufizime të energjisë elektrike për asnjë konsumatorë deri sot për periudhën dimërore. Sigurisht këtu ka ndikuar edhe koha, moti i mirë.  Për të pas furnizim stabil, duhen tre parametra. Prodhimi, kërkesa dhe ai gepi ndërmjet kërkesës dhe prodhimit , nënkupton import të energjisë elektrike nëse kërkesa është më e lartë dhe aty hyjnë edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare. Të cilat ne e dimë që kanë fluturua gjatë vitit të kaluar. Mirëpo fatmirësisht aktualisht , gjatë pjesës më të madhe të këtij dimri kanë qenë në parametra të pranueshëm. Kanë qenë çmime mjaftë të ulëta dukshëm nën ato të cilat ne i kemi paramendua”, tha Buzhala.

Buzhala thotë se situata mund të ndryshoj, pasi që parashikimet nuk i kanë dhe aq optimiste.

“Parashikimet nuk janë edhe aq optimiste , mirëpo sigurisht duhet të kemi kujdes. Konsumi duhet të jetë sa më i ulët që ta përballojmë. Jemi në janar që është muaji më i ftohët i vitit dhe gjatë këtyre ditëve vetëm janë vërejtur shenjat e përkeqësimit të temperaturave. Kur temperaturat bien pritet rritje e madhe e konsumit në njërën anë dhe si rrjedhojë e kërkesës së madhe në rajon pastaj kërcejnë edhe çmimet në berzën ndërkombëtare. Ka pasur stabilitet të prodhimit vendor gjatë këtyre muajve. Neve duhet të na reflektohet kostoja. Pasi që nevoja për import për ta mbuluar kërkesën sigurisht që e ka një kosto të caktuar. 200 euro për megavat nuk janë çmime të lira”, tha ai. 

Sipas tij, kosto e lartë e importit të rrymës duhet të mbuloj edhe shpenzimet.

“Dhe këto duhet të mbulohen ne e kemi pragun e 5 % të shpenzimeve nëse tejkalohet 5 % mbi atë që ne e kemi paraparë dhe e kemi në tarifa ne duhet të shkojmë në shqyrtime të jashtëzakonshme tarifore. Në mënyrë që të vazhdojmë kontinutetin e furnizimit , të na reflektohet kostoja dhe të vazhdojmë të kemi operime normale.  Mirëpo nëse kjo nuk ndodh sigurisht që ka vështirësi”, tha Buzhala

Buzhala madje thotë se KESKO edhe KEDS-i e kanë mbyll vitin 2021 me 46 milion euro humbje. Ndërsa pohoi se edhe viti 2022 mund të dal me humbje milionëshe. E gjithë kjo sipas tij nuk  mund të vazhdoj pafundësisht , pasi që i tërë sistemi është i goditur.

Ndërsa sa i përket prishjeve të shpeshta që po ndodhin, ai tha se janë pasoj e kushteve atmosferike. Ndërsa thekson se  përkundër investimeve në rrjet, ende ka probleme.

“Efekti direkt i investimeve është një përmirësim direkt i furnizimit si rrjedhojë e prishjeve me 60-70 për qind. Nuk janë një qind për qind. Ne e kemi trashëguar rrjetin shumë të vjetruar i cili reflekton. Nuk kemi mundur ta ndërrojmë komplet rrjetin pasi që është periudhë e shkurtër kohore dhe ka kosto marramendëse. Ne jemi dashur ta zgjerojmë rrjetin i kemi marrë 350 mijë konsumatorë sot janë 650 mijë konsumatorë”, tha Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat