LDK: Qeveria po cenon rendin kushtetues të vendit

Aktuale

LDK: Qeveria po cenon rendin kushtetues të vendit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:19
Shkëmb Manaj

Shkëmb Manaj – Kordinator i Departamentit për Rend dhe Ligj në LDK, ka thënë se mënyra se si qeveria ju ka qasur administratës publike do ta shkatërroj dhe do ta kap skajshmërisht atë.

Qeveria aktuale sipas z.Manaj që prej fillimit të mandatit të saj ka një qasje që ligjet me i nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në mënyren se si këta po sillen po e cenojnë rendin jurdik dhe kushtetues në vend. Kjo çfarë është duke bërë kjo qeveria është vetëm sa për t’i kënaqur militantët e saj dhe tendencë e hapur për ta kapur administratën publike. Zyra ligjore e kryeministrit por edhe e Kuvendit i kanë dhënë vërejtjet e tyre se Ligji për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me kushtetutën por qeveria prap se prap ka proceduar tutje këtë ligj. Gjykata Kushtetuese të cilës ju ka drejtuar LDK-ja duhet të veproj në mbrojtje të rendit tonë kushtetues”, ka shtuar mes tjesh Shkëmb Manaj.

Me Ligjin për Zyrtar Publik sipas Manajt qeveria synon që gjithë zyrtarët e nivelit të ultë dhe të mesëm të jenë me mandate dhe t’u shpallet konkursi për t’i zëvendësuar me militant partiak, por që LDK do të angazhohet fuqishëm në mbrojtjen e rendit jurdik dhe kushtetues të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat