Rron Gjinovci sulmon mediat për skandalin e Berishajt

Aktuale

Rron Gjinovci sulmon mediat për skandalin e Berishajt

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:42
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci, një aktivist i shoqërisë civile ka bërë një shkrim të lidhur me raportimet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjinovci, i cili nga java tjetër do të rifillojë të shfaqet si analist nëpër emisione politike, kësaj radhe ka sulmuar mediat në Kosovë, pikërisht për shkak të diplomatit kosovar.

Sipas tij, mediat në Kosovë janë të ‘diskretidituara’. Shton se për këtë, publiku nuk po e sheh skandalin e Berishajt si skandal, por si ‘shpifje e mediave’.

“Qaq te diskreditume jon mediat ne Kosove saqe edhe skandalin e Martin Berishajt publiku nuk po e sheh si skandal po si shpifje e mediave”, ka shkruar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat