Krerët e shtetit e kundërshtojnë mohimin e Masakrës së Reçakut nga Serbia

Aktuale

Krerët e shtetit e kundërshtojnë mohimin e Masakrës së Reçakut nga Serbia

Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:19
Ceremonia përkujtimore në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës iu kundërvunë Serbisë edhe në ceremoninë përkujtimore në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në këtë ceremoni, krerët e shtetit kundërshtuan tendencat e Serbisë për mohimin e masakrës së Reçakut. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo masakër shënon kthesën historike, e cila sipas saj e zgjoi vëmendjen ndërkombëtare. 

“Jemi mbledhur sërish për të përkujtuar krimet monstruoze të 15 janarit të vitit 1999 në Reçak, të cilat shërbyen si një moment i kthesës historike. Jo se vetëm aty mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore por që shënoi edhe një moment në të cilën vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani. 

“Masakra e Reçakut bëri që qendrat vendimmarrëse demokratike bëri që të mobilizoheshin për ta mbrojtur popullin e Kosovës”, tha ajo.

Mohimin e kësaj masakre nga shteti serb, e përmendi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Përgjithsisht kur e vërteta është kaq e fuqishme si Masakra e Reçakut, shfaqen edhe narrativa mohuese ndaj saj sikur që ka bërë Serbia që nga dita e parë e Masakres e deri më sot, duke i mohuar e duke u munduar ta falsifikojë këtë masakër. Më datë 5 dhjetor të vitit 2019, presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kjo masakër është fabrikim dhe falsifikim. Ndërkaq dy vjet më vonë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq e përsërit atë që e ka thënë presidenti i Serbisë, falsifikim dhe fabrikim”, tha Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat