Spahiu kundër që Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë, e quan plagjiaturë

Aktuale

Spahiu kundër që Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë, e quan plagjiaturë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 08:30
Nexhmedin Spahiu

Nisma që Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë po kundërshtohet nga publicisti, Nexhmedin Spahiu.

Ai ka thënë se kjo ide është kopje e simbolit të dëshmorëve të prej luftërave napoleonike e këtej.

“Lulëkuqja, simbol i dëshmorëve prej luftërave napoleonike e këtej po tentohet të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë. Na mbytën me plagjiatura. Thua Kosova nuk mund të bëjë diçka origjinale. Shihni ngjashmërinë e këtyre simboleve”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Ai ka publikuar edhe dy foto ku sipas tij simbolet janë të ngjashme.

Ndryshe, kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti ka thënë se 14 komuna e kanë miratuar këtë simbol (Lulëkuqen).

Ai ka thënë se kjo iniciative po mbështetet nga njerëz të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Mbështetje kësaj iniciative i ka dhënë edhe PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat