Tahiri fton deputetët që të votojnë pro tërheqjes së Trustit

Aktuale

Tahiri fton deputetët që të votojnë pro tërheqjes së Trustit

Më: 16 janar 2023 Në ora: 13:08
Shefi i grupit të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga deputetët që të enjten në seancën e radhës se Kuvendit, të reflektojnë përballë kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e TRUST-it.

Tahiri ndër tjerash ka shkruar se tërheqja e mjeteve nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjedhje politike por e qytetarëve nga gjendja e inflacionit.

“Të enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën”, shkruan mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Tërheqja e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjidhje politike, por kërkesë e qytetarëve, të cilët, përballë një gjendje të renduar sociale e inflacioni rrënues dhe një qeverie të paaftë për të ofruar alternativë, kanë dashur dhe duan të kenë qasje në së paku një pjesë të parave të veta.

Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat