Musliu – Shoshi për tërheqjen e Trustit: Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve

Aktuale

Musliu – Shoshi për tërheqjen e Trustit: Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve

Më: 17 janar 2023 Në ora: 01:01
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të voton për tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Musliu – Shoshi ka ftuar deputetët të tjerë që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve.

“Të enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i tërheqjes se një pjesë të mjeteve nga TRUST-i.

Unë do të votoj PËR dhe ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve.

Me besimin dhe vlerësimin tuaj ne jemi në Kuvend. Andaj, gjithmonë jam për Ju dhe me Ju.” – ka shkruar Musliu – Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat