Minxhozi: Veriu i Kosovës është si “minë me sahat” që mund të shpërthej në çdo moment

Aktuale

Minxhozi: Veriu i Kosovës është si “minë me sahat” që mund të shpërthej në çdo moment

Më: 17 janar 2023 Në ora: 08:18
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi foli për situatën e tensionuar  në veriun e Kosovës në fund të viti të kaluar.

Minxhozi tha se situata në veriun e Kosovës nuk ka ardhur si pasojë e menaxhimit të një qeverie të caktuar, mirëpo sipas tij, ajo pjesë gjithmonë ka qenë një “minë me sahat” që mund të shpërthejë në çdo moment.

“Veriu është mbajtur gjithmonë si “minë me sahat” që mund të shpërthej në çdo moment që i hiqet kapsula. Prandaj e kapa këtë për të kuptuar që nuk është thjeshtë çështje qeverie ose menaxhimi i një qeverie të caktuar sa i përket çështjes së veriut, por është i një strategjie të menduar keq nga Beogradi në mënyrë që të krijojë një vatër tensioni e cila nuk prodhon aspak mirëkuptim, nuk prodhon aspak bashkëpunim po krijon një amulli, krijon një tension dhe krijon një situatë të paqëndrueshme dhe për zhvillimin e zonave”, tha ai.

Tutje diplomati shqiptar tha se në në veriun e Kosovës nuk dihet kush qeverisë pasi nuk ka pushtet lokal dhe nuk ka institucione të drejtësisë.

“Mundohen që të krijojnë një situatë nga momenti në moment, si barrikada, me përleshje, hedhje gurësh e kështu me radhë për të krijuar kinse një situatë destabiliteti si rezultat i politikave të qeverive të Kosovës, por e cila është një përrallë që askush nuk e kapërdinë, qoftë edhe në perëndim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat