Minxhozi: Klasa politike në Kosovë duhet të jetë e unifikuar për Asociacionin

Aktuale

Minxhozi: Klasa politike në Kosovë duhet të jetë e unifikuar për Asociacionin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 08:57
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi ka thënë se Beogradi po mundohet ta mbajë një situatë tensionuese e provokuese në Kosovë.

Minxhozi ka thënë se fjalën ultimatum, Serbia duhet ta heqë nga fjalori i saj.

Minxhozi ka thënë se për Asociacionin duhet të unifikohet spektri politik në Kosovë.

“Faktori ndërkombëtar bën presion që Asociacioni duhet të formohet por pa dhënë një mendim të prerë sepse ky është një vendim që duhet ta marrë klasa politike e Kosovës. Klasa politike në Kosovë duhet të jenë e unifikuar për këtë çështje. Kjo nuk është vetëm një çështje qeveritare, por më e gjerë se kaq. Prandaj, si pozita si opozita duhet të jenë të koordinuar për këtë çështje”, ka thënë ai.

Sai përket asociacionit, Minxhozi ka thënë se Shqipëria nxit partitë në Kosovës që të unifikohen, por edhe që të bashkërendohen me ndërkombëtarët.

“Kosova është një shtet i pavarur e ka kushtetutën e rregullat e saj. E vetmja gjë që nxit Shqipëria është që të nxitet fryma e bashkëpunimit mes faktorit politik kosovar e bashkërenduar edhe me faktorin politik ndërkombëtar. Kosova dhe Serbia duhet të ndalen t’i bëjnë ballë çdo lloj provokacioni që ka të bëjë me ecurinë e shtetit e reformave, që këto të mos ndërpriten nga incidente sporadike”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat