Forumi Ekonomik Botëror, liderët nga e gjithë bota takohen sot në Davos – pjesëmarrës edhe Kurti

Aktuale

Forumi Ekonomik Botëror, liderët nga e gjithë bota takohen sot në Davos – pjesëmarrës edhe Kurti

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, liderët botërore do të takohen sërish në Davos, me diskutimet sot të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e tregtisë globale pas heqjes së kufizimeve në Kinë.

Në mesin e liderëve mesin e liderëve pjesëmarrës, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës Albon Kurti.

Prezent në këtë forum do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky forum rikthehet këtë javë me një numër rekord pjesëmarrësish, dhe është një mbledhi që ndodh çdo vit.

Në forum, do marrë pjesë nga Shqipëria edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pjesëmarrës do të jetë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, si dhe Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von ver Leyen.

Forumi Ekonomik Botëror përmban diskutime me panelistë, mirëpo vëmendjen e marrin takimet bilaterale mes krerëve të shteteve dhe të korporatave, që përfshijnë një pjesë të mirë të agjendës.

Tema bazë e këtij viti, “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, ka të bëjë me ndryshimin tektonik në tregjet globale dhe në marrëdhëniet politike, që ka ardhur si pasojë e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat