​Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjelltë

Aktuale

​Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjelltë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:13
Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Shkrimi i plotë:

Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Në takim me Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat