Konjufca për Edi Shukriun: Dha kontribut për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Konjufca për Edi Shukriun: Dha kontribut për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës

Nga: N.E. Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:34
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Edi Shukriu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes së shquar, shkrimtares dhe ish deputetes, Edi Shukriu.

Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Shukriu la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik.

Sipas tij, Edi Shukriu dha kontribut të pa zëvendësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes sonë të shquar, shkrimtares dhe ish deputetes, Edi Shukriu.

Ajo la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik.

Edi Shukriu dha kontribut të pazëvëndësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Akademikja Shukriu njëkohësisht ishte shembulli i gjallë i gruas së angazhuar e aktiviste me pjesëmarrjen e saj në proceset kyçe nëpër të cilat kaloi populli dhe shoqëria jonë.

Trashëgimia që e la pas mbetet për t'u studiuar e kujtuar.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e saj, bashkëpunëtorët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat