​Presidentja: Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

Aktuale

​Presidentja: Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:04
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka thënë se 555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik.

Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar.

Me emrin dhe namin e tij lidhet secili projekt shtetëror e politik, me modelin e përbashkimit, të kultivuar me aq mençuri. Me heroin tonë kombëtar lidhet secila përpjekje politike jona për konsolidim kombëtar e secila përpjekje për liri. Ai është frymëzim i përhershëm, është shenjë dalluese e identitetit tonë kombëtar.

I përulemi veprës dhe heroizmit të tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat