Avdiu: Kurti deshi ta sulmonte këtë politikan me përkujtimin për Ivanoviqin, por e bëri në mënyrën më të gabuar

Aktuale

Avdiu: Kurti deshi ta sulmonte këtë politikan me përkujtimin për Ivanoviqin, por e bëri në mënyrën më të gabuar

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:13
Oliver Ivanoviq

Gazetarja Arta Avdiu, ka reaguar për përkujtimin që kryeministri Albin Kurti, ia bëri dje politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq.

Ajo ka thënë se Kurti përmes këtij përkujtimi, ka dashur ta sulmonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por sipas saj, ai e bëri këtë në mënyrë të gabuar, përcjell Bota sot.

“Kurti përmes përkujtimit të Oliver Ivanoviqit ka dashtë me sulmu Vuçiqin, Listën Serbe dhe Serbinë. Por, e ka bërë në mënyrën më të gabuar të mundshme. Kurti është dashtë të flas veç rreth vrasjes së tij, duke thënë se për serbët e Kosovës rrezik është veç regjimi në Serbi, jo shqiptarët”, ka shkruar Avdiu në një postim në Facebook.

Përkujtimi i Kurtit ka shkaktuar reagime të forta, sidomos të partive opozitare në vend, që e kanë quajtur këtë një “skandal”./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat