Zëdhënësi i LVV-së reagon pas deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin: Shumë ka pas me tregu për disa shqiptarë!

Aktuale

Zëdhënësi i LVV-së reagon pas deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin: Shumë ka pas me tregu për disa shqiptarë!

Nga: N. Sh. Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:38
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka raguar ndaj disa mediave, që sipas tij, po nxjerrin deklarime se si Albin Kurti kishte thënë se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte.

Ai 1esharake i ka quajtur raportimet e mediave.

Sipas tij, asgjë nuk ka ndyshuar.

Ai shton se Ivanoviq ka pas suhmë të tregojë për Serbinë dhe krimet e tyre në veri si dhe bashkëpunimin me disa shqiptarë.

Shkrimi i plotë:

“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme.

Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë ndryshe tash është kundërthënia e brendshme në Serbi, dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.

Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat