Haradinaj: Kryeministri Kurti është shndërruar në zullumqar

Aktuale

Haradinaj: Kryeministri Kurti është shndërruar në zullumqar

Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:50
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Alblin Kurti duke thënë se pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë.

Sipas tij, vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin zullumqar.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar!

Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë!

Vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.

Në këtë rrafsh duhet parë edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropianë të Telekomunikacionit.

Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut.

Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë.

Ai me para të taksapaguesve shkon në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, gjoja për të folur për investimet e huaja në Kosovë, madje organizon edhe një Samit të Investitorëve në Cyrih, ndërsa paratë e buxhetit i ka mbyllur në bunker dhe ekonominë e ka llom. Kjo më e pakta është hipokrizi. Ai jo vetëm që parat e buxhetit nuk i kthen tek qytetari, por atyre iu ka pamundësuar që në këtë kohë të rëndë ekonomike e sociale, ta marrin një pjesë nga paratë e kursyera të Trustit, që janë të tyre.

Kryeministri është shndërruar në zullumqar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat